Miliona euro pas kualifikimit, Champions "i mbush xhepat" Juventusit
Pas sukesit përballë Ferencvaroshit të Myrto Uzunit dhe kalimin në fazën tjetërChampions League, Juventus numëron milionat e fituara.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja torineze “TuttoSport”, skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo ka futur në xhep rreth 33 milionë euro, të garantuara nga UEFA.

15,3 milionë për prezencën në Champions League, 2,7 milionë euro për çdo fitore në grup, 900 mijë për barazimet dhe 9,5 milionë për kalimin në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë, raporton Ora News.

Pas 4 ndeshjesh, Juventus numëron 9 pikë në Grupin G, duke patur përpara Barcelonën me pikë të plota, ndërsa që të dyja kanë siguruar tashmë kualifikimin për në 1/8-at.
Shtuar më 26/11/2020, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori