Milito beson se Icardi me golat e tij do ta "ringjallë" Interin
Diego Milito ka vlerësuar rëndësinë e bashkombasit të tij tek Interir, duke thënë se beson se golat e Mauro Icardit do të kthejnë Interin përsëri në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Këto ngjyra janë brenda meje. Së bashku me shokët e skuadrës, unë kam qenë në gjendje të shkruaj historinë dhe të arrij gjithçka që një lojtar ëndërron”, ka thënë fillimisht Milito për Gazzetta dello Sport.

“E di që jam në zemrat e tifozëve, dhe ata gjithmonë do të jenë në mendjen time”.

“Icardi? Mauro ka bërë shumë për ekipin dhe me golat e tij, jam i sigurt se do të kthehemi në Ligën e Kampionëve”.

“Shtatë vjet pa LK? Unë nuk dua të mendoj për këtë. Rikthimi aty është shumë i rëndësishëm. Do të ishte si të fitosh Scudetton”.

“Do të jetë një luftë me dy klubet romake. Ne kemi avantazhin që ne nuk jemi në ndonjë garë tjetër”.

“Është e vërtetë se ato mund t’u japin entuziazëm, por ata harxhojnë edhe aq shumë energji”, përfundoi legjenda argjentinase. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori