Milito dhe Cambiasso dëmtohen
Milito
Lajme të këqija në kampin zikaltër. Milito dhe kambiaso dëmtohen. Diagnoza e të dyve është një tërheqje në kofshën e majtë. Rekuperimi i këtyre dy lojtarëve argjentinas duket se do të kërkojë disa javë, dhe jo muaj siç dolën dhe analizat e para. Lojtarët do të jenë të gatshëm për botërorin e klubeve që do të mbahet në Japoni nga data 8 deri në datën 18 dhjetor. Ata janë dëmtuar në ndeshjen miqësore që Argjentina ka zhvilluar me Japoninë, e përfunduar me fitren 1-0 të Japonezëve.

Ndërkohë është rekuperuar plotësisht kapiteni Javier Zanetti që ka zhvilluar dhe një mini-ndeshje me të rinjtë e Interit.(albeu.com)
Shtuar më 11/10/2010, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori