Milito: Dua të qëndroj deri në 2014
Prej ditësh disa media italiane shkruajnë se Milito dhe Cambiaso mund të largohen në fund të sezonit nga Interi, por vetë sulmuesi argjentinas pohon të kundërtën.

"Ndihem shumë i lumtur këtu, u detyrohem shumë tifozëve zikaltër. Dua të vazhdoj aventurën me zikaltërit deri në fund të kontratës për të vendosur më pas. Por them se duhet parë edhe se çfarë planesh ka klubi, unë do të qëndroja me kënaqësi", u shpreh sulmuesi argjentinas.

Pas ndeshjes me Chievon "El Principe" u shpreh shumë i kënaqur për performancën e ekipit dhe për rikthimin te goli, duke shtuar se zikaltërit duhet të konfirmohen edhe në ndeshjet e tjera për të arritur objektivat e sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori