Milito: Futbolli italian ishte Maradona
Pëlqej
Diego Milito ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në kohën e tij kur ai luajti për skuadra si Genoa dhe Interi. Ai arriti të shënojë plot 86 gola në 159 ndeshje. Sulmuesi tregon se ka qenë shumë i lidhur me Italinë, teksa pohon për “Corriere dello Sport” se ka qenë edhe “pak” italian.

“Gjyshërit e mi gjithmonë më tregonin për Italinë. Mbi të gjitha, gjyshja ishte shumë e lidhur me tokën e saj. Unë e kam ndier gjithmonë këtë identitet të dyfishtë. Në fakt, unë jam argjentinas dhe italian”.

Ai ka vazhduar edhe më tej teksa komenton dhe periudhën e lojtarit Diego Armando Maradona, teksa thotë: “Futbolli italian ishte Napoli dhe Maradona. Ne takoheshim të dielave në mëngjes, në lagje, për të qëndruar para TV dhe të shihnim Napolin e Maradonës. Ai ishte idhulli ynë, miti i largët. Duke e pasur atë trajner, ishte emocionuese. Me të në ekipin kombëtar ishte një përvojë e lumtur”.

Nga ana tjetër Milito mund të quhet lojtari më i bekuar argjentinas pasi ka pasu fatin që të jetë së bashku me të dy “10” legjendare të Argjentinas. Me Maradonën në stol si trajner dhe Messin në fushë si futbollist.

“Ne duhet të jemi të lumtur si komb për këto dy legjenda, në kujtesë dhe në realitet. Jemi me fat, sepse kemi dy kampionët absolute në historinë e futbollit. Për fat të keq, Messi nuk mundi ta fitonte Botërorin, por është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kam qenë me fat të luaj me të dhe të shoh çka ai bën në fushë. Shpresoj se mund ta fitojë Botërorin në të ardhmen, sepse ende mund të luajë për ekipin kombëtar”, u shpreh Milito.
Shtuar më 18/10/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori