Milito: Goli ndaj Sienas me i miri i karrieres
Albeu.com
Njeriu që siguroi tre pikët e Interit në javën e fundit të Serie A, Diego Milito, ka thënë se goli ndaj Sienas, që ia siguroi Interit titullin, ishte goli i tij më i rëndësishëm në karrierë deri tani.
“Ky është sigurisht goli më i rëndësishëm i karrierës time dhe unë jam aq i lumtur. Ne patëm shumë raste, por ishte një ndeshje e vështirë. Fatmirësisht unë shënova dhe ishim në gjendje të fitojmë”. “Goli i qetësoi gjërat dhe na ndihmoi. Ne do të kënaqemi me Scudetton tani për tani, ndërsa më pas do të mendojmë për finalen (e Ligës së Kampionëve), të cilën do të tentojmë ta fitojmë”, përfundoi Milito.
Shtuar më 17/05/2010, ora 16:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori