Milner, drejt gjigantit francez
Pas sezonit të shkëlqyer tek Liverpool, James Milner është duke menduar largimin dhe duket se destinacioni është gjetur dhe do të jetë PSG.

33-vjeçari ka qenë përsëri figurë kyçe për skuadrën e Jurgen Kloppit këtë sezon, por e ardhmja e tij në Anfield pas sezonit 2019/20 është e pasigurt për shkak se i mbaron kontrata.

"Le Parisien" shkruan PSG-ja është e gatshme ta transferojë ish-futbollistin e Leeds United në përpjekje për t’i shtuar opsionet në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Thomas Tuchel pritet ta transferojë edhe Ander Herreran nga Manchester Unitedi si lojtar të lirë.
Shtuar më 27/05/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori