Milionat që kanë fituar skuadrat angleze këtë sezon në Premier League (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rekordi prej 100 pikësh i skuadrës se Pep Guardiolës, Manchester City ka bërë që ata të arkëtojnë sivjet afër 150 milionë funte kesh, derisa sot janë prezantuar edhe fondet zyrtare që ka ndarë për klube Federata e Futbollit e Anglisë

Shumica e parave vinë nga të drejtat televizive që kanë arritur të shesin klubet për televizionet brenda dhe jashtë Anglisë, derisa këtu nuk janë përfshirë edhe të dhënat nga marketingu dhe biletat që klubet i kanë fituar gjatë këtij viti.

Por, në bazë të parave që ka marrë kampioni Manchester City janë më pak se Manchester United, të cilët kanë fituar 149 767 145. United i ka marrë këto para sepse i ka pasur dy ndeshje më shumë të transmetuara direk se City, 28 respektivisht 26.

City kështu është fituesi i dytë më i madh, që përcillet nga Liverpool më 145 904 609 paund dhe Tottenahm më 144 446 238 paund.

Pas tyre është Chelsea që ka fituar 141.7 milionë paund, më pak se Arsenali që sivjet ka arkëtuar 142 milionë paund, e që janë dy klube që kanë fituar më shumë se 140 milionë paund.

Klubi që ka fituar më se paku, është ai në fund të tabelës West Brom, që ka fituar 94.7 milionë paund.

20 klubet e Premier Ligës kanë ndarë kështu 2.42 miliardë paund të këtij sezoni, e që janë të ardhura të përvitshme të Premier Leagues si pjesë e një marrëveshje të tyre për të drejtat televizive që kapin shumë 3 miliard funte në vit, shumica nga marrëveshjet televizive në vend dhe jashtë tyre. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori