Milos Krasiç shumë pranë Lazios
Ndeshja e së shtunës Lazio-Juventus, nuk është vetëm super sfida që mund të përcaktojë rrugën drejt titullit kampion por edhe një mundësi e mirë për të folur për merkaton, duke parë që marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira.

Në Juventusin e Antonio Conte ka disa futbollistë që nuk po mundin të gjejnë hapësira: midis tyre është edhe mesfushori serb, Milos Krasiç, i cili pas një fillimi mbresëlënës duket se po përjeton orët e fundit në Torino.

Sipas raportimeve të "Il Tempo", Lazio është e interesuar për lojtarin pasi mund ti përshtatet shumë mirë skemave të Edi Reja si në 4-4-2 ashtu edhe 4-2-3-1.
Agjenti i tij Dejan Joksimoviç ka dklaruar një largim të klientit të tij nga Juventus dhe Presidenti i Lazios, Claudio Lotito po bën gati ofertën pasi edhe Juventus kërkon shumë pak për kartonin e serbit. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2011, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori