Milos Krasiç më në fund mund të buzëqeshë pas shumë momenteve aspak të lumtura te Juventusi duke mbyllur kështu një aventurë 2-vjeçare me më shumë ulje se sa ngritje për të. 27-vjeçari firmosi për ekipin turk Fenerbahçe për 4 sezone ku do të përfitojë 2.3 mln Euro në sezon.
Lojtari serb pavarësisht se nuk shihej me sy të mirë nga
Conte e kishte nisur mirë sezonin duke shënuar 2 gola në miqësoret me HerthaBerlin dhe
Benfican por duket se
forma e tij e mirë lidhej me gëzimin për skuadrën etij të re që do të jetë në Turqi.
Në 2 vjet, Krasiç luajti si titullar vetëm në sezonin e parë por më pas mesfushori nuk u pa më asnjëherë as në stolin e skuadrës së drejtuar nga Antonio
Conte. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012,
ora 11:15