Milot Rashica drejt Premier Leagues, e do në ekip Carlo Ancelotti
E ardhmhja e Milot Rashicës vijon të jetë gjithnjë e më shumë drejt Premier Leagues. Shumë ekipe të njohura interesohen për yllin e Kosovës.

Pas Aston Villës dhe Leeds United, në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Everton, raportojnë mediat angleze.

Trajneri Carlo Ancelotti thuhet se e pëlqen sulmuesin kosovar, i cili shkëlqeu në Werder Bremen në dy sezonet e fundit.

Klubi anglez është i bindur se mund ta transferojë ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses për 20 milionë euro. Futbollistin e krahut e pëlqejnë gjithshtu edhe Napoli në Itali dhe Leipzigu në Gjermani. Kujtojmë që Milot Rashica ka shkëlqyer vitin që shkoi duke u konsideruar si zbulim në Gjermani. Ai ka realizuar 11 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime në 34 ndeshje në sezonin 2019/2020.
Shtuar më 30/09/2020, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori