Milot Rashica flet për shkallën e lëndimit
Milot Rashica i ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se zëvendësimi i tij në fitoren e Werder Bremenit ndaj Augsburgut të dielën u bë më shumë si masë parandaluese.

Lëndimi i Rashicës erdhi pas dy golave të mrekullueshëm në më pak se 30 minuta lojë ku ndjeu një dhimbje në shpinë.

Por fatmirësisht edhe vetë Rashica e konfirmoi se nuk është dëmtim i madh dhe se ai do të kthehet në fundjavë.

“Nuk është dëmtim i madh, thjesht ndjeva dhimbje paksa në shpinë. Doja të vazhdoja, sepse rëndësi kanë tri pikë. Mendoj se do të kthehet për ndeshjen në Berlin”, tha Rashica. /albeu.com/





Shtuar më 11/02/2019, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori