Milot Rashica i jep fitoren klubit gjerman (VIDEO)
Pëlqej
Milot Rashica e nis 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishte pikërisht goli i vetëm i takimit që u realizua nga 22-vjeçari që i dha fitoren skuadrës së Werder Bremenit në fushën e Hannoverit.

Në vendin e duhur e në momentin e duhur, Rashica arriti të shfrytëzonte mjaft mirë situatën. Në fillim gjuajtja e Harnik u devijua nga portieri Esser, teksa mesfushori me tipare sulmuese i përfaqësueses së Kosovës nuk e pati të vështirë të finalizonte.
Ky ishte goli i dytë i 22-vjeçarit në 11 sfida ku ai është aktivizuar.

Sezonin e kaluar Rashica u transferua nga radhët e klubit holandez Vitesse te gjermanët e Verder Bremenit. Në vitin e tij të parë te kjo skaudër, Rashica mundi të luante në vetëm 9 sfida dhe shënoi vetëm 1 gol.

Këtë sezon Rashicës i është dhënë më shumë besim.
Falë rrjetës së “yllit” të përfaqësueses së Kosovës Werderi rikthehet te suksesi në kampionat pas 3 javësh, duke e nisur mbarë vitin e i ri.
Shtuar më 19/01/2019, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori