Milot Rashica ka një mesazh pas humbjes turpëruese ndaj Kroacisë
Kosova humbi thellë mbrëmë përballë Kroacisë, por ky është një rezultat që duhet harruar sipas Rashicës duke u fokusuar tek ndeshja e radhës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij, që ta harrojnë sa më shpejt humbjen e thellë nga Kroacia dhe të fokusohen në ndeshjen e së dielës ndaj Ukrainës.
“Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi te Ukraina. Ata janë një tjetër kundërshtar i fortë, por atje do të shkojmë dhe të japim më të mirën tonë”, deklaroi Rashica.

“Jemi të rinj. Kemi nevojë për kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të jemi gati për Kampionatin e ardhshëm”, shtoi ai./Albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori