I vihet tritoli një banese në Durrës
Milot Rashica kthehet në super-formë, kjo është gjendja e tij momentale (FOTO LAJM)

Milot Rashica duket se u ka dhënë fund dhimbjeve në shpinë, të cilat e përshkuan javëve të fundit.

Futbollisti kosovar është parë në disponim të mirë në stërvitjen e sotme të Werder Bremenit dhe duket se ai është i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Stuttgartit.

Përfaqësuesi kosovar është duke gëzuar formë të jashtëzakonshme dhe si rezultat i kësaj ka realizuar 4 gola në vitin 2019, më shumë se çdo futbollist tjetër i Werderit.

Ajo çka e mundonte kohëve të fundit duket se ka kaluar dhe Rashica është në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e ardhshme të Bundesligës. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori