Milot Rashica në formacionin më të mirë të javës në Gjermani
Milot Rashica po lë gjithnjë e më shumë shenjë në radhët e Werder Bremenit, duke treguar se kërkon me të drejtë një rol protagonisti me fanellën e kësaj skuadre.

Mesfushori i përfaqësues së Kosovës dha provat e talentit të tij në fundjavë, me dy gola të shkëlqyer të shënuar në kampionat ndaj Augsburgut.

Ndaj për gjermanët nuk kishte asnjë dyshim që Rashica e meritonte një vend në formacionin më të mirë të kampionatit për këtë javë në Bundesligë.

Mediat gjermane e kanë përzgjedhur futbollistin në rreshtimin e tyre ideal.

Rachica vendoset përkrah disa prej emrave më të njohur të kampionatit gjerman, si Grifo, Havertz, Sancho, Brandt apo edhe Lewandowski. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori