Milot Rashica përshendetet me tifozët e klubit të Vitesses


Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është përshëndetur me fansat dhe klubin e Vitesses, pas kalimit në Gjermani në muajin janar.

Milot Rashica, sot ka qenë prezent në sfidën ndërmjet ish-ekipit të tij Vitesse dhe Ajaxit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kishte shkuar për t’u përshëndetur me fansat dhe klubin e Vitesses, që e nderuan sot atë.

“Koha për t’i thënë lamtumirë fansave të Vitesses. Faleminderit për gjithë mbështetjen që me keni dhënë. Gjithashtu shumë faleminderit zyrtarëve të klubit që më nderuan sot”, ka shkruar Rashica.

Takimin e sotëm Vitesse e fitoi ndaj gjigantit holandez, Ajax me rezultat prej 3-2.

Në afatin kalimtar të janarit Rashica u bashkua me klubin gjerman Werder Bremen. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori