Mini-futboll, Pep vs Tito (VIDEO)
Në kuadër të një fushate sensibilizimi për "Luftën kundër varfërisë", Barcelona dhe lojtarët e saj kanë zbritur në fushën e lojës për të luajtur një ndeshje miqësore mes tyre. Vetëm se këtë herë kjo gjë nuk ka ndodhur në fushën e Camp Nou por në një sallë mini-futbolli.

Ekipet e ndara në 5 veta kishin për trajnerë Pep Guardiolën dhe Tito Vilanovën. Skudra e Pep kishte në përbërje: Masip, Sergio, Adriano, Iniesta dhe Tello. Ndërsa skuadra e Vilanovës: Pinto, Montoya, Pique, Xavi dhe Pedro.

Ndeshja përfundoi në barazim 8 me 8 por ka qënë gjatë gjithë kohës spektakolare, kjo dhe falë lojtarëve katalanas ku mes tyre ra në sy Gerard Pique për golat, lojën dhe humorin e dhënë në fushë. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori