Ministri grek i rendit garanton atmosfere miqesore gjate ndeshjes mes kombetares greke dhe asaj shqiptare
Pëlqej
Albeu.com
ATHINE - Dje ambasadori shqiptar ne Greqi Bashkim Zenele ka marre garanci nga ministri grek i rendit Vulgaraqis se ndeshja mes kombetares greke dhe asaj shqiptare do te zhvillohet ne nje atmosfere miqesore dhe te sigurt.ATHINE - Dje ambasadori shqiptar ne Greqi Bashkim Zenele ka marre garanci nga ministri grek i rendit Vulgaraqis se ndeshja mes kombetares greke dhe asaj shqiptare do te zhvillohet ne nje atmosfere miqesore dhe te sigurt. Ndeshja e futbollit qe do zhvillohet ne 30 mars ishte objekt i diskutimit mes ambasadorit Zeneli dhe ministrit Vulgaraqis, me qellim qe te mos perseriten ngjarjet tragjike te vitit te kaluar, kur pas ndeshjes qe u luajt ne Shqiperi nje shqiptar humbi jeten ne Greqi. Te dy zyrtaret u shprehen optimiste qe gjithcka do te shkoje ne atmosfere miqesore. Pas takimit, zyrtari i larte grek u shpreh se Greqia do te beje c'eshte e mundur te ruaje marredheniet e mira dhe shkallen e bashkepunimit mes dy vendeve dhe do te beje cdo perpjekje per te ruajtur kete atmosfere. ndersa lidhur me ceshtjen e shitjes se biletave qe u takojne shqiptareve, mbetet qe zgjidhja te vije nga 2 federatat e futbollit, greke dhe ajo shqiptare.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 15:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori