Ministri i Sportit të Egjiptit: Salah kthehet mbas dy javësh
Pëlqej
Khaled Abd Elaziz, që është ministër i Sportit në Egjipt, beson se Mohamed Salah do të jetë gati për Botëror pasi një ndërhyrje e qëllimshme e Sergio Ramos, që i dha dhe zëvendësimin Momos.

Në një postim të tij në Facebook, që u transmetua nga media egjiptiane Kingfut, Abd Elaziz ka thënë që Salahu pritet të jetë jashtë për vetëm dy javë dhe do ti nënshtrohet një programi rehabilitimi egjiptian që do ta bëj atë të jetë gati për kampionatin në Rusi.

Ministri ka shtuar që Salah më shumë vuan nga një dëmtim në ligamente se sa në një nxjerrje të krahut dhe do ta vazhdoj trajtimin në Egjipt derisa stafi mjekësor i Liverpoolit pritet ti bashkohet atij në kampin stërvitore para-përgatitor që do të mbahet në Itali.

Deklarata e Abd Elazizs paraprin deklaratën e Federatës së Futbollit të Egjiptit, të cilët dhanë të njëjtin orar të shërimit të sulmuesit pasi kishin bërë ekzaminimet preliminare të krahut të tij pas ndeshjes në Kiev. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori