Ministri italian i sportit kërkoi pezullimin e ndeshjeve, por propozimi i tij nuk merret parasysh
Pak çaste më parë në mediat italiane u raportua se ndeshjet e sotme janë anuluar.
Ishte pikërisht
ministri i
sportit italin, i cili kishte kërkuar nga
Serie A, që kampionati të ndërpritet,
mirëpo drejtuesit e
Serie A kanë vendosur që një gjë e tillë të mos ndodh.
Madje ishte gazetari Antonello Guerrara, i cili deklaroi se i gjithë sezoni mund të shtyhet, mund të ndalohet për një kohë ose më keq akoma të anulohet krejtësisht.
Mirëpo tanimë është gjithçka zyrtare dhe ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen.
Serie A ka marrë vendim që ndeshja mes Parmës dhe Spalit të luhet me fillim nga ora 13:45, ndërsa ndeshje tjera të luhen në orarin e planifikuar.
Ndeshja derbi e kësaj jave mes Juventusit dhe Interit do të zhvillohet në ora 20:45, pa praninën e tifozëve.
Shtuar më 08/03/2020,
ora 13:45