Ministrja Kyenge takon Axurrët (FOTO LAJM)

Gjatë një takimi me Kombëtaren e futbollit të Italisë ministrja italiane e integrimit Cecile Keynge ka folur për luftën kundër racizmit në futboll dhe për Italinë e së nesërmes.

"Kombëtarja e futbollit është modeli i asaj që duhet të jetë Italia e nesërme. Kam thirrur gjithmonë sportin për të ecur e punuar së bashku kundrejt çdo forme të racizmit dhe për të plotësuar një pjesë të integrimit. Ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim por kjo skuadër dhe ky sport është terreni i duhur për të ecur së bashku", u shpreh ministrja italo-afrikane.

Gjatë takimit Kyenge ka pozuar me Stephan El Shaarawy, Angelo Ogbonna dhe Gigi Buffon, i cili i ka dhuruar edhe fanellën e tij. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2013, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori