Miqësia Antonella-Daniella mund të çojë Messin te Chelsea (FOTO LAJM)

Lione Messi e Cesc Fabregas me partneret e tyre gjatë pushimeve të shkuara
Miqësia e ngushtë mes Lionel Messit dhe Cesc Fabregas dhe e partnereve të tyre Antonella Rocuzzo dhe Daniella Semaan mund të jenë një ndihmë e madhe për Chelsean që po punon për transferimin në Londër të yllit argjentinas të Barcelonës.

Mesfushori spanjoll i hodhi poshtë zërat se po bën ndërmjetësin mes klubit anglez dhe Messit, por sipas asaj që shkruan "Daily Mail", miqësia mes tyre mund të përdoret nga ekipi i Roman Abramovich për të bërë lëvizjen historike.

Antonella dhe Daniella janë shumë mike me njëra-tjetrën. Mjafton të shohësh Instagramet e tyre dhe e kupton shumë lehtë këtë gjë. Madje verën e shkuar dy çiftet i kaluan pushimet së bashku.

Klauzola e Messit për të lënë Barcelonën është rreth 250 milionë euro, por sipas asaj që shkruante sot "The Sun", vlera totale e transferimit mund të arrijë deri në rreth 650 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori