Miqësore Itali-Argjentinë, shkelmon...Papa
Ideja për të zhvilluar një miqësore në stadiumin "Olimpico" të Romës ndërmjet Italisë dhe Argjentinës për nder të Papa Françeskut qarkullonte prej kohësh. Sipas së përditshmes sportive italiane "Gazzetta dello Sport", kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 14 gusht.

Pas saj, Lionel Messi me shokë do të takojnë Papën në Vatikan. Të gjitha të ardhurat e arkëtuara nga miqësorja do të shkojnë për bamirësi. /albeu.com/



Shtuar më 01/05/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori