Miqësore veteranësh Serbi-Shqipëri
Federata Shqiptare e Futbollit po mendon të organizojë një miqësore legjendash me Serbinë, më 13 Tetor në Beograd, në përpjekje për të ulur sado pak tensionin e krijuar në prag të takimit eliminator të kombëtares për Euro 2016.

Në bashkëpunim me Federatën Serbe, në këtë miqësore brezash mendohet të luajnë legjendat e futbollit mbarëshqiptar të vendosur përballë vendasve serbë.

Nëse kjo ide do të marrë OK nga të dyja palët, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit të Beogradit, pra në të njëjtën fushë ku pritet të ballafaqohen kombëtaret e dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori