Miqësoret një "dritare" për merkaton e verës
Të apasionuarit e merkatos e shikojnë futbollin me një sy ndryshe. Java e ndeshjeve përfaqësuese për shëmbull nuk është e rëndësishme vetëm për eleminatoret e Botërorit apo për ndonjë përballje midis skuadrave të një niveli të lartë. Për merkaton kjo është edhe një mundësi për të parë futbollistë që kanë bërë të flasin për ta tre muaj përpara se të hapet merkato.

Italia do të hapi këtë javë në miqësoren e Gjenevës kundër Brazilit ku për herë të parë Prandelli rrezikon të ketë më shumë lojtarë merkatoje se sa Scolari. Është e vërtetë që Neymar dhe Hulk mund të lëvizin miliona të shumta Eurosh por lëvizjet për momentin nuk xhirojnë mbi emrat e tyre. Italianët kanë një vlerë më të vogël por janë emra të momentit: Verratti dhe Poli pëlqehen prej kohësh nga Juventusi, Antonelli tashmë mund të quhet një lojtar i Milanit, Abate ishte një hap larg Zenitit ndërsa për Diamantin mund të shikojmë një duel Juve – Inter. Për të mos folur më pas për De Rossin dhe Osvaldon që sigurisht janë në listën e shumë klubeve të mëdha europiane. Më pas të premten fillojnë ndeshjet eleminatore të cilat do të kulmojnë të martën me sfidën Francë-Spanjë në Paris.

Midis të grumbulluarëve me sy të vecantë do të shikohen Menez dhe Sakho, dy futbollistë që nuk shikohen si të pashitshëm nga PSG.

Për të mbetur në Europë përballja interesnate Poloni– Ukrainë ka në qëndër të vëmendjes Lewandoëskin për të cilin Lotar Matheus ka siguruar se do të shkojë tek Bayern Munchen.

Vëmendja ka edhe në sfidën Hollandë-Estoni ku përvec Robbenit që duket larg Bayernit sezonin e ardhshëm të grumbulluar janë dy lojtarë që i interesojnë Milanit, Martins Indi dhe Kevin Strootman. Por merkato do të ketë edhe tek futbollistët jashtë europës ku me shumë vëmendje do të shikohen përaqitjejt e Cavanit dhe Suarez nga një anë dhe ajo e Alexis Sanchez nga ana tjetër në përballjen Kili –Uruguaj.

Ndërsa për ata që janë edhe më kuriozë sfida Congo–Gabon do të shikojë në fushë Pierre Aubameyang sulmuesin e Saint Etienne që po bind të gjithë. Arsenal dhe Newcastle kanë shprehur interes por edhe PSG i Carlo Ancelottit. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2013, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori