Miqësoret: Skënderbeu sot në fushë, nesër spikat Tirana-Laçi
Miqësoret nuk do të ndalen as këtë fundjavë, madje dy prej tyre janë mes skuadrave të Superiores. Tirana-Laçi është ajo që spikat, teksa dy ekipet që duan titullin kampion këtë sezon do të ndeshen prej orës 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në program për nesër është edhe përballja Vllaznia-Bylisi, edhe këto ekipe të Superiores. Kastrioti ndërkohë do të përballet prej orës 15:00 me Burrelin. Kjo është miqësorja e dytë mes këtyre dy ekipeve.

Krutanët e kanë ndarë ekipin në dy pjesë, pasi rezervat më parë do të luajnë me Ilirinë (10:30). Miqësore nuk ka vetëm nesër, pasi sot do të jetë Skënderbeu që do të luajë kundër Egnatias. Kjo sfidë luhet në Peqin prej orës 15:00.
Shtuar më 23/10/2020, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori