Miqësoret, Spanja pa Barcelonën
Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque ka shpallur listën e futbollistëve për 2 miqësoret e radhës që kampionët e Botës dhe Europës do të zhvillojë ndaj Serbisë dhe Koresë së Jugut. Por ajo që bie në sy është fakti se tekniku iberik Del Bosque nuk ka thirrur asnjë lojtar të Barcelonës dhe jo ka ngjallur habi në mediat europiane sportive brënda dhe jashtë Spanjës .

Por, finalja e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbao shihet si arsyeja kryesore që Del Bosque nuk ka ftuar asnjë lojtarë blaugrana në ekipin kombëtar. Përveç tyre, nuk është ftuar në këto ndeshje as mesfushori i Chelsea, Juan Mata për shkak se këtë të shtunë do të jetë në finalen e Champions League përballë Bayern Munchen.

Por lista e dy miqësoreve nuk mendohet të ndikojë në grumbullimin e Xavi apo Iniesta në Euro 2012 që zhvillohet këtë verë në Poloni dhe Ukrainë, ku Spanja do të tentojë të ruajë kurorën e Kampiones së Europës. /albeu.com/

Lista me 21 lojtarët e ftuar është kjo:
Portierë: Iker Casillas, Pepe Reina, De Gea.

Mbrojtës: Arbeloa, Sergio Ramos, Juanfran, Albiol, Jordi Alba, Monreal dhe Domínguez.

Mesfushorë: Xabi Alonso, Cazorla, Silva, Navas, Bruno, Isco, Beñat dhe Javi Garcia.

Sulmues: Negredo, Soldado dhe Adrian Lopez.
Shtuar më 16/05/2012, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori