Miqësorja me Barcelonën, Rosell nuk i bën dot bashkë izraelitët me palestinezët
Sandro Rosell paralajmëroi pak javë më parë një miqësore të Barcelonës me një ekip të përzier me lojtarë palestinezë dhe izraelitë por ai mori një përgjigje negative nga kreu i Federatës së Futbollit të Palestinës, Yibril Rajub i cili gjithsesi përshëndeti iniciativën e numrit 1 blaugrana.

“Përshëndes Rosell për këtë nismë që ka qëllime të mira por ka shumë pengesa. Izraeli nuk e njeh Palestinën si shtet dhe nuk njeh as organet tona sportive. Hap i parë i takon Izraelit që duhet të pajtohet me Palestinën dhe shpresoj që tifozët e Barcelonës të jenë optimistë se kjo nismë do të konkretizohet së shpejti. Kur? Kur shteti palestinez të jetë i stabilizuar, i lirë, demokratik.” u shpreh ai. Rosell ndërkaq u shpreh i kënaqur për këtë takim por edhe me bisedimet me presidentin e autoritetit palestinez, Abbas. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2013, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori