Mirabelli i jep dritën jeshile largimit të Donnarummas
Donnarumma shikohet si njëri nga fajtorët kryesorë për humbjen e madhe të Milanit në finale kundër Juventusit, i cili bëri dy gabime të pafalshme. Dhe pas kësaj ndeshjeje thuhet se ka mbushur kupën tek drejtuesit i Rossonerëve, Mirabelli, i cili ka vendosur të shesë portierin e tyre të ri.

Sipas mediumit Tuttomercatoëeb, me Pepe Reinan që do të mbërrijë nga Napoli si një lojtar i lirë, Milani mendon se mund të përfitojë të holla nga Donnarumma. Agjenti i portierit, Mino Raiola, është njoftuar për planet e Mirabellit dhe tashmë është duke folur me skuadrat e interesuara.

Raiola thuhet se ka bërë kontakte direkte me skuadrën e madhe francez, Paris Saint-Germain për një transferim gjatë afatit kalimtar veror.

Milani po kërkon të fitojë 60 milionë euro nga shitja e Donnarummas. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori