Mirabelli mbron Donnarumman dhe thumbon Royalën: Po na prish imazhin e klubit
Drejtori Sportiv i Milanit, Mirabelli pas protestave në “San Siro”, Mirabelli theksoi se lojtari nuk ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Milani.

“Ne nuk kemi nevojë për të shitur askënd. Nëse ndonjë lojtar dëshiron të shitet duhet të na thotë dhe të ndihet i lumtur. Gigio Donnarumma është një djalë i jashtëzakonshëm, ai kurrë nuk ka shprehur dëshirën për të ikur. Ne gjithmonë do ta mbajmë tek Milani, nuk e di pse reaguan tifozët në atë mënyrë. Do të mbështesim djaloshin, është trashëgimi e jona: e dimë se nga vjen e keqja, shpresojmë që ta zgjidhim muajt në vazhdim. Nuk kemi asnjë takim me Raiolën, Donnarumma ka kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk kam se çfarë t’i them. Në fillim qesha kur pashë lajmet që kishin dalë, por tashmë situata u bë serioze”, tha fillimisht Mirabelli.

Mirabelli dha dhe një mesazh për agjentin e mirënjohur Mino Raiolën:

“Do të mbrojmë Milanin nga një zotëri që po prish imazhin tonë dhe atë të klubit. Do t’ia tregojmë vendin. Nuk lëmë njeri të na kapë nga fyti. Besoj se një ditë Donnarumma do ta kuptojë se ku qëndron e mira dhe e keqja. Dhunë morale? Nuk besoj se mund të thuhet diçka e tillë, kurrë! Dikush, një zotëri, po përpiqet që të bëhet njeri spektakli. Lamtumira në janar? Jo, absolutisht. Xhixho duhet të vijë te ne dhe më pas të shohim kushtet”, përfundoi Mirabelli. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori