Mirabelli qetëson tifozët: Askush nuk largohet
Drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli qetëson tifozët rreth zërave që qarkullojnë për largime nga kuqezinjtë.

Ai theksoi se pavarësisht vështirësive që po hasin asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet nga skuadra gjatë kësaj merkatoje. Mirabelli deklaoi se të gjithë po punojnë për ta përforcuar ekipin dhe për ta ringritur mes më të mirëve, atje ku e meriton të jetë një emër i madh si Milani.

49-vjeçari tha se ekipi është akoma në garë për tre objektivat sezonalë dhe se frytet e punës do të vijnë me kohën. Gjithsesi ai e ritheksoi edhe njëherë se asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori