Mirallas me ujë, Wilshere me shpulla (VIDEO)
Një grindje e papritur është parë në sfidën mes Arsenalit dhe Evertonit. Në përfundim të pjesës së parë, sulmuesi belg Kevin Mirallas ngacmoi Jack Wilsheren të cilin e lagu me një shishe uji.

Mesfushori anglez shpërtheu pas këtij gjesti duke i kapur qafën me thonj, ndërsa në dalje i dha edhe një shuplakë pas koke.

U desh ndërhyrja e sigurimit dhe lojtarëve të tjerë për të parandaluar një sherr më të madh. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori