Miranda: Atletico mund të fitojë gjithçka
Pëlqej
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Miranda, thotë se kampionët në fuqi të Spanjës kanë fuqi për të luftuar për disa trofe këtë sezon.
Skuadra nga Vicente Calderon fitoi La Ligan ndërsa arriti në finale të Ligës së Kampionëve dhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit sezonin e kaluar, suksese të cilat shpreson t’i përsërisë edhe këtë sezon.

“Mendoj se Atletico mund të luftojë për të fituar në të gjitha garat në të cilat lufton këtë sezon”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i sjellë trofe klubit. Deri tash ne kemi qenë në gjendje të arrijnë shumë suksese me klubin dhe i jam falënderues klubit për këtë”.

“Ne do të përpiqemi të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar. Nuk mendoj se ne do të vuajmë pas largimit të Thibaut Courtois, Diego Costa dhe Filipe Luis. Klubi ka sjellë disa zëvendësime të shkëlqyeshme”, ka thënë Miranda për AS.
Shtuar më 08/09/2014, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori