Miranda: Jam mbrojtësi më i mirë në Serie A
Mbrojtësi i Interit dhe i pëfaqësueses së Brazilit, Joao Miranda në një deklaratë të fundit për kanalin zyrtar të klubit zikaltër, u shpreh se është mbrojtësi më i mirë i Serisë A.

“Jam shumë i sinqertë në ato që them: për eksperiencën që kam dhe gjithçka tjetër, mendoj se jam mbrojtësi më i mirë në Serinë A.”

“Me Spallettin flas shpesh kur analizojmë video të ndryshme, por edhe gjatë stërvitjes. Ai është një trajner i zoti dhe më pëlqen fakti që dëshiron të fitojë gjithmonë. Edhe unë kështu jam gatuar, dua të fitoj çdo takim. Për mua ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës dhe nuk e mbaj mendjen te sfida e kaluar”, u shpreh braziliani. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori