Miranda kërkon largimin nga Interi
Mbrojtësi i Interit Miranda sipas "Corriere dello Sport", i ka bër me dije agjentit të tij se kërkon të largohet nga Interi, shkruan Albeu.com.

Braziliani nuk është më i lumtur te Interi, ai ka shprehur pakënaqësi në lidhje me aktivizimin e pakët në fushë. 34 vjecari madje kërkon që të largohet që në merkaton e janarit.

Miranda iu bashkua Interit në vitin verën e vitit 2015 i ardhur nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi është aktivizuar në 96 ndeshje, teksa ka shënuar vetëm një gol. /albeu.com/



Shtuar më 06/12/2018, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori