Prishtina u eliminua nga raundi i parë i Europa Leagues teksa u mposht me penallti, pasi koha e rregullt në të dyja takimet përfundoi 0-0.
U gjuajtën plotë 16 penallti, nga ku 5 herë shënuan maltezët e Fola Esh dhe 4 herë
skuadra e Prishtinës. Një eliminim dramatik që djeg shumë.
Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve,
Mirel Josa, u shpreh i
kënaqur me atë ç’ka tregoi
skuadra e tij, gjithsesi nuk e fsheh që eliminimi i sotëm ishte fatal për bardheblutë.
“Duhet të kishim përfunduar ndeshjen më herët. U mbrojtëm deri diku mirë, nuk mund të bëjmë asgjë. Jam i
kënaqur në përgjithësi nga loja dhe përpjekja që bëri
skuadra për 120 minuta. Patëm disiplinë në lojën tonë. Jam i mërzitur sepse klubi do të kishte vazhdimësi nëse kalonim më tej. Tashmë do të vazhdojmë synimin tonë që është kampionati”, deklaroi
Josa. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018,
ora 23:15