Mirupafshim Chelsea, Morata udhëton për në Madrid
Alvaro Morata pritet të mbërrijë sonte në kryeqytetin spanjoll Madrid, për të kompletuar transferimin nga Chelsea te Atletico.

Pas më shumë se dy javësh negociata për një marrëveshje, e cila duhej të priste kompletimin e transferimeve të tjera (Krzysztof Piatek në AC Milan, Gonzalo Higuaín në Chelsea, Gelson Martins në Monaco), Morata pritet të mbërrijë sonte në Madrid për ta kompletuar transferimin.

Sipas marrëveshjes për transferimin e tij, mësohet se të kaltrit mund ta kthejë në klub ish-sulmuesin e Real Madridit në fund të këtij sezoni – dhe kjo të huazojë apo shesë diku tjetër, teksa Atletico mund ta bllokojë kthimin e tij në Londër duke e blerë përfundimisht kartonin e tij.

Morata pritet t’i kryejë testet mjekësore të dielën dhe të nënshkruajë me Atleticon të hënën. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori