Mirupafshim Milan, menaxheri i Higuain shkon në Londër
Agjenti i Gonzalo Higuain ka udhëtuar në Londër teksa Chelsea kërkon të finalizojë marrëveshjen për sulmuesin e AC Milan.

31-vjeçari, i cili aktualisht është huazuar nga Juventus te Milan deri në fund të sezonit, kërkon t’i japë fund aventurës në San Siro dhe të ribashkohet me Maurizio Sarri-n.

Transferimi është i komplikuar, së pari për shkak të marrëveshjes mes dy klubeve të Serie A, por Chelsea ka disa javë që po punon për një marrëveshje.

Sarri shpreson që klubi i tij të blejë Higuain, i cili ka shkëlqyer nën drejtimin e tij te Napoli. Dhe gjërat mesa duket po shkojnë në drejtimin e duhur teksa raportohet se vëllai dhe menaxheri, Nicolas, ka mbërritur në Londër.

Mendohet se Nicolas do të flasë me Blutë për një marrëveshje, me Juventus që është dakord për lëvizjen nëse arrihet akordi me Milan.

Sarri e kërkon me çdo kusht yllin argjentinas pasi do të zgjidhë krizën që ka në sulm.

Shtuar më 10/01/2019, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori