Misioni i parë i Ryan Giggs si trajner i Uellsit quhet...Gareth Bale
Ryan Giggs dëshiron që Gareth Bale të jetë i suksesshëm nën përgjegjësinë e tij si trajner i kombëtarës së Uellsit.

Misioni i parë që Ryan Giggs i ka vendosur si trajner i ri i kombëtares Uellsiane është që t’i evitojë dëmtimet e Bale. Ish lojtari i Manchester United thotë se do të përdorë përvojën e tij të madhe për t’i treguar lojtarit Madrilen se si duhet të ketë kujdes në stërvitje, përcjell Albeu.com.

"Jam këtu për ti transmetuar njohuritë që i kam përjetuar si lojtarë, kam shumë, padyshim. Nuk janë gjëra të ndryshme, kështu mund të bëjë një bisedë me Gareth Bale sepse të gjithë e duan atë dhe kombëtaren e tij në formë. Kam luajtur më shumë se 1.000 ndeshje në karrierë dhe në fillim kam pasur probleme dhe shumë humbje me Man UTD. Do t’a këshillojë Bale se si duhet të evitojë dëmtimet dhe të këtë kujdes më shumë në stërvitje, pasi kombëtarja jonë dëshiron më të mirën nga.”, janë fjalët e legjendarit të United për Daily Mail./albeu.com/
Shtuar më 23/01/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori