Miss Italia: CR7 dhe Del Piero dy dashuri të pa krahasueshme
Pëlqej

Ish- miss Italia, dhe ylli i ekraneve italiane, Cristina Chiabottodo njihet si një tifoze e zjarrtë e Juventusit.

Së fundmi ajo ka pasur rastin që në një intervistë për "Tuttisport" të komentojë sezonin e ri të Juves gjithashtu edhe yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo.

Ajo e ka cilësuar portugezin si një “jashtëtokësor”, ndonëse shprehet se në fillim e ka parë me skepticizëm ardhjen e tij në Itali.

Juventus synon shumë shumë lart. Kush do e kishte pritur CR7 te Juventus. Duke e pasur atë në skuadër duket e jashtëzakonshme. Shpresojmë që ëndrra e Champions League, të cilën Juventus e meriton, të bëhet realitet. Kam qenë skeptike me ardhjen e tij në Itali, sepse është CR7. Kur e sheh në TV që po luan me fanellën e skuadrës kundërshtare të mërzit, e ndërsa kur e ke në skuadër ndiheni me fat, e kuptoni që është një fenomen. A e kam takuar ndonjëherë? Jo, por ajo që më pëlqen më shumë është mënyra sesi ai ka zgjedhur të lëvizë në qytet, të gjithë që e kanë takuar e përshkruajnë atë si një person shumë të mirë që e kupton realitetin në të cilën jeton”, u shpreh bukuroshja.

Megjithatë, pavarësisht superlativave që ka përdorur për Ronaldon, Chiabottodo ka theksuar se nuk do ta “tradhtonte” kurrë dashurinë e saj të vjetër, Del Pieron.

“A po e tradhtoj Del Piero-n? Ju e dini që s’mund të bëni krahasime në dashuri, ato janë shumë të ndryshme. Alex ka qenë dhe do mbetet simbol i një Juventusi të shkëlqyer. Nuk do ta krahasoja CR7 me Del Piero-n sepse janë momente të ndryshme të dashurisë së Juventusit”, përfundoi ish- missi i Italisë në intervistën e saj për Tuttosport.
Shtuar më 23/09/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori