Misteri Cristiano Ronaldo, ja kur mund të kthehet portugezi
Një ndeshje e Champions League e arkivuar tashmë.

Dhe tani Juventus sheh për përballjen e rradhës, atë kundër Barcelonës duke shpresuar se mund të ketë një ripërballje të Cristiano Ronaldos me Lionel Messin, tashmë me fanellën bardhezi.

Por infektimi me Covid-19 dhe karantinimi I portugezit e le ende në pikëpyetje këtë gjë.

Protokolli I UEFA-s për situata të tilla është I qartë: futbollisti duhet të rezultojë negative me Covid-19 të paktën një javë para ndeshjes në mënyrë që të jetë pjesë e saj pasi më parë kartela mjekësore e tij duhet të dorëzohet paraprakisht në Upap (Uefa Protocol Advisory Panel), raporton Ora News.

E premtja pritet të jetë një ditë vendimtare për CR7-ën. Kur skadojnë dhjetë ditët e karantinës, koha minimale për pozitivët me Covid-19, një test negativ mund ti hapë dyert për kthimin në fushë të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”. Nëse diçka e tillë ndodh Ronaldo të mund të luajë me Hellas Verona në kampionat.

Gjithësesi duhet pritur përgjigja e tamponit të rradhës edhe pse Cristiano Ronaldo, që prej 13 tetorit kur rezultoi negative, nuk ka shfaqur asnjë simptomë të virusit.

Juventus-Barcelona është programuar për tu luajtur më 28 tetor, ora 21:00.

Në ndeshjet e para të grupit, Bardhezinjtë mposhtën 0-2 Dinamon e Kievit, ndërsa katalanasit fituan 5-1 përballë Ferencvaros.
Shtuar më 21/10/2020, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori