FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Mitrovic thumbon lojtarët shqiptarë të Zvicrës
Pëlqej
Ndeshje që pritet me vëmendje të madhe nga të gjithë shqiptarët është ajo mes Zvicrës dhe Serbisë e vlefshme për grupin E të botërorit.

Kane filluar ngacmimet e para për këtë ndeshje dhe ka qenë sulmuesi i Serbisë Mitroviç ai i cili i hedh “benzinë” zjarrit. Ai ka folur për gazetën “Kurir” ku ka thënë se nuk e kupton se pse shqiptarët e Zvicrës nuk shkojnë te Kosova kur e duan shumë atë.

“Unë nuk e kuptoj sesi flamuri i Kosovës mund të jetë një provokim për ne, kjo gjë nuk duhet të na interesojë. Diçka tjetër më shqetëson mua. Nëse ata e duan kaq shumë Kosovën, përse nuk shkojnë atje por mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve të tjera?” u shpreh Mitroviç për Kurir. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori