Mitrovicë, digjet stadiumi "Riza Lushta" (FOTO LAJM)

Stadiumi Riza Lushta në flakë
Stadiumi i Mitrovicës "Riza Lushta" është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:35 në stadiumin që ndodhet pranë lumit Ibër.

Sipas asaj që raporton "Koha Ditore", togeri i Policisë, Nuhi Fejza, ka thënë se zjarri ka shpërthyer papritmas, ndërsa ekipet emergjente kanë reaguar.

Sekretari i klubit Trepça ’89, Selë Morina, është shprehur se dhomat e zhveshjes nuk janë prekur nga zjarri, por vetëm çatia dhe lozhat e stadiumit.

"Në dy tri raste të tjera më parë ka ndodhur të ketë pasur tentim për zjarrëvënie, por patëm reaguar me kohë", ka thënë Morina duke vënë gishtin mbi një grup personash që vijnë shpesh në ambjentet e stadiumit për të konsumuar dorgë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori