Mjekët japin Ok-in, Messi mund të luajë me Argjentinën
Nuk ka asnjë problem për Lionel Messin, tifozët e Argjentinës dhe ata të Barcelonës mund të qëndrojnë të qetë pasi futbollisti 27-vjeçar nuk vuan nga asnjë dëmtim i mundshëm. Messit, i cili aktualisht ndodhet me kombëtaren albiceleste në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,iu desh të braktiste vendgrumbullimin e ekipit përfaqësues për tiu nënshtruar disa testeve të ndryshme mjekësore në një klinikë të Washingtonit.

Këto kontrolle përcaktuan se 4-herë fituesi i Topit të Artë nuk ka asgjë serioze dhe Messi vetëm pak orë më pas u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës.

Fillimisht u fol se Leo vuante nga një dëmtim në këmbë dhe mund të rikthehej në Barcelonë por federata argjentinase e futbollit me një komunikatë në faqen e saj zyrtare e hodhi poshtë një opsion të tillë. Kjo e fundit në deklaratën e saj thekson se Messi u është nështruar disa kontrolleve rutinë në një klinikë të Washingtonit pasi dyshohej se ai kishte pësuar një dëmtim në sfidën e fundit që Barcelona zhvilloi ndaj Real Madrid, por testet mjeksore nuk përcaktuan asnjë problem dhe Messi do të jetë i gatshëm të luajë në dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë Argjentina gjatë këtyre ditëve.

Fillimisht "La Selecion" do të sfidojë El Salvadorin në datën 28 Mars në Washington ndërsa 3 ditë më pas do të përballet me Ekuadorin në New Jersey dhe me Messin në fushë fitoret në këto dy sfida mund të rezultojnë thjeshtë një formalitet për nënkampionët e Botës. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2015, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori