Mjeku i Lazios: Cana i gatshëm për derbin
Mjeku i Lazios Stefano Salvatori, në një prononcim për "Lazio Style Radio", ka bërë me dije situatën e Lorik Canës në vigjilje të derbit kundër Romës, e programuar për këtë të dielë.

Sipas mjekur lacial, kapiteni i Kombëtares shqiptare është shumë pranë rikuperimit.

"Situata është e mirë, ka mundur të trajnohet me skuadrën në mënyrë të rregullt dhe nesër mund ti bashkohet shokëve të skuadrës për ndeshjen e së dielës", ka thënë Salvatori.

Një lajm i mirë për teknikun Stefano Pioli që ka një numër jo të vogël futbollistësh të dëmtuar. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori