Mjeku i
Skënderbeut, Jorgo Pantazi, ka sqaruar dje të vërtetën e historisë së mbrojtësit Bajram
Jashanica, në ditën e ndeshjes ndaj Jang Bojsit, në 28 shtator të vitit të kaluar, kur dhe kosovari bëri testin antidoping.
Pantazi është 100% i bindur se
Jashanica nuk ka
përdorur një substancë të ndaluar. Ai tregon të gjithë kronologjinë e ngjarjes, si dhe vendimin për të marrë ilaçin kundër alergjisë.
“Bajram
Jashanica nuk ka
përdorur substanca të ndaluara dhe për këtë ju garantoj me 100%, pasi është ndër më të rregulltit te Skënderbeu, ashtu siç janë edhe lojtarët e tjerë. Në ditën e ndeshjes ndaj Jang Bojs, në 28 shtator, kujtoj që në orën 10:00
Jashanica ka qenë i mbushur me puçrra, njësoj sikur ta kishte pickuar diçka.
“Shkuam menjëherë në urgjencë dhe atje mjekët që e kanë vizituar, kanë vënë re se është pickuar ndoshta nga ndonjë insekt, pasi ishte i skuqur thuajse në të gjithë pjesët e trupit, duke pasur edhe kruarje.
Ata i dhanë këtë ilaç, që është një familje e ultrakortenit dhe ishte i vetmi që mund t’i bënte efekt. Pas këtij momenti, me sa mbaj mend, deri në orën 16:00, Jashanicës thuajse i kaloi gjithçka dhe qetësohet.
Kjo ishte procedura që ndoqëm ne si staf mjekësor i ekipit, pasi pyetëm mjekët e urgjencës”, ka thënë
mjeku i
Skënderbeut. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018,
ora 18:35