Mjeshtëri e Ronaldos, gol në trekëndësh. Spanjollët s’u besojnë syve (VIDEO)


Në stadiumin “Fisht Olympic” të Sochi-t po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Rusi 2018” mes Portugalisë dhe Spanjës.

Portugalia e mbylli pjesën e parë me avantazhin 2-1, me dy gola të Ronaldos, ndërsa Diego Costa ishte autori i rrjetës së spanjollëve.

pjesën e dytë Spanja barazon. Është përsëri Diego Costa që e dërgon topin në rrjetën e portugezëve, 2-2.

Spanja përmbys në të 58’, ku ylli i Realit, Nacho, shënon një supergol.

Por mendon Ronaldo për Portugalinë. Goditje dënimi dhe CR7 ekzekuton mjeshtërisht, duke e dërguar topin në trekëndësh, për të barazuar 3-3.
Shtuar më 15/06/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori