Mkhitaryan do largimin nga Borussia, Juve në pole
Mino Raiola e trazon edhe më shumë ambientin te Borussia Dortmund. Menaxheri i famshëm italian, që si klientë ka disa nga futbollistët më të mirë në botë, ku përfshihen Zlatan Ibrahimoviç e Paul Pogba, deklaroi për gjermanen Bild se Henrikh Mkhitaryan dëshiron të largohet nga Signal Iduna Park në fund të këtij sezoni.

"Henrikh synon të largohet nga Dortmundi në përfundim të kampionatit. Tashmë duhet të presë dhe të shohim se cfarë mund të bëjmë deri kur të hapet merkatoja e verës."

Një deklaratë bombë e menaxherit të futbollistit 26-vjeçar, i cili është i pakënaqur naga situata që po kalojnë verdhezinjtë dhe nga fakti që shumë yje të skuadrës janë larguar dhe pritet të largohen në përfundim të sezonit. 26-vjecari i ka kushtuar Borussias 27.5 milionë euro, shumë që shkoi në arkat e Shakhtar Donetsk.

Kontrata e tij me skuadrën që drejtohet nga Jurgen Klopp skadon në verë të 2017, por dëshira e lojtarit është që të provojë një aventurë tjetër, me shumë mundësi jashtë Gjermanisë. Mesfushori me tipare sulmuese është kërkuar gjatë merkatos së janarit nga Juventusi, por nënkampionët e Bundesligës nuk pranuan që ta humbisnin në një moment delikat të sezonit.

Gjithsesi në hapjen e merkatos së verës Mkhitrian pritet të largohet nga Signal Iduna park, me distinacionin më të mundshëm Torinon. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2015, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori