Mkhitaryan këshillon klubin e tij: Roma duhet të përmirësohet mentalisht
Anëtari i Romës, Mkhitaryan, beson se skuadra qëndron mirë në aspektin teknik dhe me kualitet, por duhet përmirësuar në sfera të tjera.

Sipas armenit, romakët po ngecin në aspektin mental dhe aty duhet nisur menjëherë përmirësimet.

"Mendoj se kemi luajtur më mirë në ndeshjet e kaluara. Ishte humbje e pamerituar gjithsesi. Provuam gjithçka", ka thënë Mkhitaryan.

"Pas barazimit 1:1 ne kishim shansin por nuk konkretizuam. Mund të përmirësohemi në ndeshjet tjera nëse jemi të fortë mentalisht", ka shtuar armeni.

Roma tashmë ka humbur vendin e pestë në tabelë, duke ia lënë atij pikërisht Napolit që kishte mbrëmë përballë.
Shtuar më 06/07/2020, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori